Flash News

KRYESORE

Ambasadorja franceze refuzon debatin për listat e hapura: Është çështje shqiptare

Ambasadorja franceze refuzon debatin për listat e hapura: Është

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac ka refuzuar të bëhet pjesë e debatit për listat e hapura, që së fundmi ka përfshirë politikën shqiptare.

Duke folur nga Pogradeci, Vasac tha se kjo është çështje shqiptare dhe i takon Shqipërisë që ta zgjidhë.

“Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është çështje shqiptare.

Ka një projekt të ndryshimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyre publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorët e BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre qe të trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat”, tha ambasadorja.

Të fundit