All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ambasadorja gjermane: Investitorët tanë do vijnë kur të luftoni krimin dhe korrupsionin. Negociatat akoma me “nëse”

All - Paragraf - 1

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz ka vlerësuar potencialet e Shqipërisë dhe ka theksuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë larg prej të qenit të shteruara.

All - Paragraf - 3

“Potenciali i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është larg prej të qenit i shterur! Shqipëria ofron mundësi për një numër qartësisht më të madh investimesh, p.sh. për një bujqësi moderne, apo në prodhimin e energjisë diellore dhe natyrisht edhe në turizëm. Në 2017 ishin rreth 120 000 turistë gjermanë që mbërritën të zbulonin bukurinë e peisazhit shqiptar – një rritje kjo prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e shkuar”, është shprehur Schutz në pritjen e përbashkët për Vitin e Ri, organizuar nga Ambasada Gjermane dhe DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri).

Por, ambasadorja gjermane vendoi theksin te plaga e Shqipërisë, që është respektimi i investitorëve dhe kushtet ligjore të nevojshme për mbrojtjen e tyre.  

“Edhe pse potenciali i madh i Shqipërisë është tërheqës, investitorët do të vinë vetëm atëherë kur edhe kushtet ligjore të jenë të duhurat, e në mënyrë të veçantë kur ata investitorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre tashmë këtu, të trajtohen në mënyrë luajale, pikërisht këta janë ambasadorët më të mirë për Shqipërinë si vend investimesh”, ka deklaruar ambasadorja.

Nga një anketim mes anëtarëve të DIHA-s rezultoi se ata prisnin prej qeverisë së re shqiptare një zbatim konsekuent të reformës në drejtësi dhe një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto janë njëkohësisht edhe tre nga pesë prioritetet kyce, që duhen përmbushur për të çelur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Ky hap, tha ambasadorja gjermane, mund të ndërmerret në 2018, nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se ka bërë progres të mjaftueshëm.

Të fundit