Flash News

KRYESORE

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz: Po ndjekim me përpikmëri situatën politike. Hesht Vllahutin!

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz: Po ndjekim me përpikmëri

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz  tha se po ndjekin me përpikmëri situatën politike në vendin tonë. Nga Dibra, Susanne Schütz deklaroi se po ndjekin edhe atë se çfarë po bën qeveria: “Kjo është qeveri e re dhe kjo qeveri ka shumicën në parlament dhe do të jetë në gjendje të bëjë shumë”, u shpreh ambasadorja gjermane. Ndërsa ambasadorja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin, nuk pranoi të komentojë situatën politike. “Ketu jemi vetëm për Dibrën, kur të kthehemi në Tiranë do të flasim për situatën politike”, i tha gazetarëve Romana Vlahutin. Ajo është kritikuar së fundi për heshtjen e saj në lidhje me zhvillimet poltike. Madje edhe Doris Pack e kritikoi me një mesazh në rrjetet sociale, se “ku është ambasadorja e BE-së?”. Ndryshe ka vepruar ambasadori amerikan Lu, i cili ka reaguar disa herë dhe i ka dhënë një lëvizje situatës në vend.

 

Të fundit