Flash News

KRYESORE

Ambasadorja greke flet pas autorizimit që Meta i dha Bushatit: Çdo sukses i Shqipërisë, burim gëzimi për ne

Ambasadorja greke flet pas autorizimit që Meta i dha Bushatit: Çdo

Ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Surani ka deklaruar në Ditën Kombëtare të shtetit helen se çdo sukses i Shqipërisë është një burim gëzimi për vendin e saj.

Surani tha se Greqia është mike e vërtetë e Shqipërisë, ndërsa shtoi se është punuar shumë për një fqinjësi sa më të begatë.

“Çdo sukses i Shqipërisë, një burim gëzimi për Greqinë. Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel të lartë. Duam një fqinjësi të begatë, kemi punuar shumë”, tha Surani.

Për koinçidencë, presidenti Ilir Meta i dha plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati pikërisht Ditën Kombëtare të Greqisë.

Të fundit