Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: Fryma e Skënderbeut dhe Washington është këtu, mbajeni gjallë

Ambasadorja Kim mesazh për Reformën në Drejtësi: Fryma e

E pranishme në takimin e përbashkët për Reformën në Drejtësi, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi edhe njëherë rëndësinë e reformës, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Ambasadorja tha se Amerika është krah për krah me Shqipërinë sa i takon kësaj reforme.

Ajo dha një mesazh të veçantë, teksa përmendi Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, dhe George Washington, për të cilët tha se  fryma e tyre është e pranishme ende në Shqipëri dhe se duhet mbajtur gjallë.

Ne mbartim një privilegj të madh për të siguruar besimin e  publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet. Në Amerikën themi: shërbejmë drejtësi. Por nëse shikon rrënjën e shprehjes, do të thotë një çështje në të cilin sistemi ligjor jep një trajtim të drejtë. Në reformën në drejtësi jemi me ju krah për krah.

Për mua ndërsa shoh këtë sallë me njerëz të drejtësisë, mendoj për dy personalitet, Skënderbeun dhe Georg Washington. Unë besoj që shpirti, fryma  e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri. Dhe besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut dhe George Washington janë të gjalla këtu dhe dua t’u shpreh që në këtë frymë të jepni drejtësi për të gjithë”, tha Yuri Kim.

Të fundit