Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Kim mesazh qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri: Nesër niset avioni i fundit!

Ambasadorja Kim mesazh qytetarëve amerikanë që jetojnë

Lidhur me masat e mara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë shtetas të huaj kanë mbetur në vendin tonë osë anasjelltas.

Përmes një videomesazhi në Facebook, ambasadorja amerikane Yuri Kim ju dërgon një tjetër mesazh qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri dhe duan të kthehen në SHBA.

Ajo ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që duan të kthehen në SHBA, që nesër do të niset avioni i fundit, ndërsa i fton ata që të kontaktojnë pranë ambasadës.

Kim sqaron se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana, por vetëm udhëtime avionë charter.

Mesazhi i plotë

“Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Javën e kaluar ju thashë se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre, do të niset nesër, në 1 prill. Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni përgatitur që të qëndroni në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju lutem na kontaktoni menjëherë, në mënyrë që t’ju ndihmojmë. Shërbimi për qytetarët amerikanë është këtu për ju, që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm, dhe që në rast se dëshironi të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’ju ndihmojmë, ju lutemi që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi ende një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur!”

 

 

Të fundit