Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Kim pas mbledhjes së Këshillit Politik: Faleminderit që po vendosni të parën të ardhmen e Shqipërisë

Ambasadorja Kim pas mbledhjes së Këshillit Politik: Faleminderit
Ka përfunduar mbledhja e Këshilli Politik e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku u diskutuan çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 21:00, palët politike kanë rënë dakord për tre çështje, përfshirë këtu hetimin e krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), hapja e kutive të votimit, hapja e materialeve zgjedhore, monitorimi i qendrave zgjedhore, identifikimi biometrik i zgjedhësve (pjesërisht). Ndërkohë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka përgëzuar palët, duke shpresuar se do të merren vendime të rëndësishme. "Më vjen mirë të shoh se Këshilli Politik për reformën zgjedhore po bën më shumë progres. Unë i kam takuar të gjithë anëtarët dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që po vendosni të parën të ardhmen e Shqipërisë", shkruan Kim.

Të fundit