Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Kim takim virtual me kryetarët e bashkive: Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm

Ambasadorja Kim takim virtual me kryetarët e bashkive: Faleminderit që

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, me anë të një postimi në Facebook njofton se ka takuar disa nga kryebashkiakët në vend, si edhe prefektin e Durrësit.

Kim tregon se ka biseduar online me kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe të Fierit.

Ajo falënderon krerët e bashkive për faktin se mbrojnë qytetarët, në respektimin e rregullave të karantinës, ndërsa nënvizon se duhet të jemi bashkë në këto kohë për të mposhtur Covid-19.

Postimi i ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim:

🇦🇱 | “Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit.

Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”. Ambasadorja Yuri Kim.

Të fundit