Flash News

KRYESORE

Ambasadorja kosovare replikon me Vuçiç: Nuk pranon të njohësh Kosovën? Mirupafshim… Mbështetet nga Ditmir Bushati

Diplomacia dixhitale është shumë e përhapur midis politikanëve dhe zyrtarëve të Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i është përgjigjur pikërisht në këtë mënyrë, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka deklaruar se do i thoshte ‘mirupafshim’ dialogut me Prishtinën nëse kusht vendosej njohja e pavarësisë.

“Nëse normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do thotë se ne duhet të njohim Kosovën si të pavarur- atëherë faleminderit, mirupafshim”,- ishte kjo deklarata e Vuçiç për mediat serbe që Çitaku i është përgjigjur: “Në rregull, mirupafshim.”

Ky qëndrim i ambasadores Çitaku është mbështetur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe nga ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, të cilët e kanë bërë pjesë të profilit të tyre në ‘Twitter’.

Të fundit