Flash News

KRYESORE

Ambasadorja shqiptare takon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë pas votimit në OKB: Keni mbështetjen tonë

Ambasadorja shqiptare takon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë pas

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadara është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, pas votimit ku ky shtet u përzgjodh për një periudhë dy vjeçare si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Kadare thekson se Gjermania mund të mbështetet në partneritetin me Shqipërinë gjatë periudhës që do të jetë anëtare e Këshillit.

“E urova ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, për fitoren e tyre madhështore në zgjedhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 184 vota. Ju mund të llogarisni mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, shprehet ambasadorja Kadare.

Fillimisht në garë për dy vendet në Këshillin e Sigurimit ishin Gjermania, Belgjika dhe Izraeli. Tirana zyrtare konfirmoi se vota e saj do të shkonte për Belgjikën, por me tërheqjen e Izraelit nga gara, votimi ishte thjesht çështje proceduriale pas dy vendet do të plotësoheshin nga Gjermania dhe Belgjika.

Të fundit