Flash News

KRYESORE

Ambasadorja vjen në Tiranë dhe vlerëson ndryshimin që ka sjellë Veliaj, por foto i përket 2012-ës

Ambasadorja vjen në Tiranë dhe vlerëson ndryshimin që ka
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është simpantizante Erion Veliajt, dhe kjo konfirmohet nga postimet e shpeshta që ajo bën për kryebashkiakun e Tiranës. Çitaku ka qenë së fundmi në Tiranë dhe shprehet se është mahnitur nga puna dhe ndryshimi që Veliaj ka sjellë në qytet. Aq shumë është mahnitur ambasadorja sa nuk e ka kuptuar që foto që ka publikuar në rrjetet sociale për të treguar ndryshimet e Veliajt i përket në fakt vitit 2012-të, tre vite më e hershme se socialisti të merrte drejtimin e bashkisë. “Sapo u ktheva pas një dite të mrekullueshme të kaluar në qytetin e Tiranës. U mahnita me ndryshimet që pashë. Tirana është sot padyshim qyteti më atraktiv për t’u vizituar në pjesën tonë të botës. E lumtur që pashë gjithashtu shumë turistë. Të lumtë, Erion Veliaj”, shkruan Çitaku. Foto e Tiranës që ka zgjedhur Vlora Çitaku është një prej më të shpërndarave në internet, me flamurin kuq e zi të vendosur te Hotel Tirana me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Të fundit