Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ: Të krijohen institucione të forta demokratike

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Përmes një shënimi në Facebook, ambasada amerikane njofton se Kim i përgëzoi anëtarët e KLGJ për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave.

Sakaq ambasada shton se Kim ka shpehur mbështetjen e SHBA për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, të bazuar në ligje dhe reforma të forta demokratike.

“Ambasadorja Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave.

Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike”, shkruan Ambasada.

Të fundit