Flash News

KRYESORE

Ambientalistët evropianë letër Ramës: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, dëm i pakthyeshëm për ekosistemin

Ambientalistët evropianë letër Ramës: Ndërtimi i

Drejtori i fondacionit“EuroNatur” , Gabriel Schwaderer, i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur në lidhje me ndërtimin e aeroporti të Vlorës. Sipas Schwadre, investimi në këtë zonë do të jetë një dëm i madh për ekosistemin e Nartës dhe Vjosës.

 Lajmin e ka bërë të ditur revista “Global Constucion Review”, e cila përmes një artikull ka publikuar dëmet të cilat do t’i shkaktohen habitati dhe specieve të rrezikuara të kësaj zone.

Artikulli nis me titullin “Ambientalistët protestojnë ndërsa Shqipëria miraton aeroportin e dytë”.

“Skema do të ndërtohet në afërsi të Lagunës Narta 42 kilometrike, ku rrjedh një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës dhe e cila është një habitat për pelikanin e rrezikuar dalmat. Gabriel Schwaderer, drejtori i EuroNatur, i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në të thuhet se "ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në këtë vendndodhje të ndjeshme do të paraqesë dëm të pakthyeshëm në ekosistemin e Narta-Vjosë dhe madje edhe në tërë bregdetin e Adriatikut"”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Të fundit