Flash News

KRYESORE

Ambramovich i suksesshëm me Chelsea, por jo në martesë...

Ambramovich i suksesshëm me Chelsea, por jo në martesë...

Oligarku rus dhe pronari i klubit të Chelsea, mesa duket nuk është i suksesshëm në martesë, po aq sa është me skuadrën e futbollit që ai zotëron.

Roman Ambramovich dhe gruaja e tij Dasha Zhukova, u ndanë pas 10 vitesh dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë.

Në një deklaratë të përbashkët ata thanë: “Pas 10 vitesh së bashku ne të dy kemi marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë, por ne mbetemi miq të mirë, prindër dhe partnerë në projektet e përbashkëta. Ne jemi të përkushtuar që të rrisim më së miri fëmijët”, deklaruan ata.

Çifti është njohur në vitin 2005, dhe vendosën të martoheshin disa vite më vonë. Dasha, është 36 vjeç ndërsa Abramovich 50 vjeç. 

Të fundit