Flash News

KRYESORE

Ambulanca përplaset me dy makina në Fushë-Krujë-Tiranë, plagosen katër persona

Ambulanca përplaset me dy makina në Fushë-Krujë-Tiranë,

Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, autoambulanca që vinte nga Peshkopia është përplasur me dy makina, përkatësisht me targë AA748IU dhe  AA200AP.

Katër të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë ndërhyrja e gabuar e mjetit tip Volswagen dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.

Të fundit