Flash News

KRYESORE

Amendamenti me 15 kushte për Shqipërinë, eurodeputeti Picula: Reflekton konkluzionet e Këshillit në mars

Amendamenti me 15 kushte për Shqipërinë, eurodeputeti Picula:

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian të enjten mbrëma miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare.”

Për të kuptuar më qartë mesazhet e këtyre lëvizjeve, korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, mori në intervistë eurodeputetin Tonino Picula.

Euronews Albania: Një amendament për Shqipërinë krijoi pak rrëmujë këtu në Parlamentin Evropian mbi 15 kushte para konferencës së parë ndërqeveritare. A bazohet tek gjuha e konkluzionve të Këshillit, a është korrekte dhe a jeni të kënaqur ju me këtë ndryshim?

Tonino Picula: “Ju e dini që çdo grupim politik dhe çdo anëtar i Parlamentit Evropian mund të propozojë amendamente. Dhe unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë.

Por sidoqoftë, me këto rekomandime që ne po përpiqemi të hartojmë si një dokument të orientuar nga pozitiviteti, këto rekomandime dhe ky dokument nuk janë raporti i progresit. Janë raportet e progresit që analizojnë dhe vënë nën vëzhgim secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se Komisioni do të publikojë raportet e progresit në vjeshtë.

Ndërsa në rekomandimet tona, ne fillimisht po përpiqemi të qarkojmë, pikë së pari mbështetjen tonë për procesin e zgjerimit në vetvete. Dhe sigurisht që disa grupime politike dhe disa kolegë këtu në Parlamentin Evropian deshën të ishin edhe më specifikë me Shqipërinë, se gjuha e përdorur nga Këshilli në përfundimet e tij. Po sigurisht që kjo nuk e prek tërësinë e dokumentit, sepse ne nuk jemi këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu për të gjykuar, dhe në këtë kuptim kjo i takon fillimisht Komisionit, Këshillit dhe vendeve anëtare.

Të fundit