Flash News

KRYESORE

Amerika kërkon arrestimin e Adriatik Llallës? Këto janë zhvillimet e fundit sipas Ministrisë së Drejtësisë

Amerika kërkon arrestimin e Adriatik Llallës? Këto janë

Kohët e fundit është përfolur së Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dërguar një letër porosi autoriteteve shqiptare, ku kërkojnë arrestimin e ish-Prokurorit të Përgjithëm, Adriatik Lalla.

Lajmi u përforcua edhe më shumë nga një kronikë e radios shtetërore gjermane DW, e cila paralajmëronte së Llalla mund të arrestohej për pastrim parash në shuma të medha.

Të gjitha këto lajmë u hodhën poshtë nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. E ftuar në emisionin ‘Real Story’, Gjonaj theksoi se deri tani nuk ka asnjë letër porosi nga autoritetet amerikane apo europiane.

“Në dijeninë timë dhe në procedurat që unë ndjek, nuk ka një letër porosi të tillë dhe gjithçka që ju thoni për Z. Llalla unë i kam dëgjuar nga mediat. Nuk kam asnjë informacion shtesë”, ka pohuar Gjonaj.

Nga ana tjetër, duke iu referuar ndërprerejes së proçesit të Vettingut ndaj Adriatik Llallës, pas kërkesës së këtij të fundit, Gjonaj theksoi se kur jepet dorëheqja, Vettingu nderpritet, por nëse ka elemetë të veprës penale, dosja i dërgohet Prokurorisë.

Të fundit