Flash News

KRYESORE

Amerika mbështet kauzën tonë; ekspertët e 'ekipit Trump' në fushatën tonë

Amerika mbështet kauzën tonë; ekspertët e 'ekipit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot nga Sheshi i Lirisë, për herë të parë pas kthimit nga Uashingtoni ku pati takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe bashkëpunëtorë të Presidentit Donald Trump.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, shefi i opozitës deklaroi se stafi i Presidentit amerikan Trump do të ndihmojë fushatën e Partisë Demokratike.

Basha u shpreh i vendosur dhe e ritheksoi kushtin se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Ai kërkoi sërish krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë, e cila do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mora mbështetje nga bashkëpunëtorët e Presidentit Trump për kauzat e PD, mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA”, tha Basha.

Të fundit