Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Amerika po pret përgjigje. Ajo mund të vonohet, por nuk mund të mos jepet
Nga Astrit Patozi
Sado të bëjnë sikur janë të zënë me punë të tjera më të rëndësishme, udhëheqësit tanë të mëdhenj politikë nuk e shmangin dot detyrimin për t'i kthyer një përgjigje email-it të ambasadores Kim. Sado të lehtë apo të sikletshme që ta kenë, janë të shtrënguar ta bëjnë.
Ajo sugjeron që të shikohet sistemi danez, si një mundësi për të arritur një kompromis për reformën zgjedhore, kur po i afrohemi me shpejtësi zgjedhjeve të rregullta të vitit të ardhshëm. Sa për të parakohshmet, ato ekzistojnë vetëm në kujtimet e ëndërrimtarëve patetikë dhe në premtimet e korifejve të revolucioneve, që nuk shkrepën asnjëherë.
Natyrisht, që ky detyrim nuk ka lidhje fare me letrën e përmalluar që Damiani i ka dërguar sot Oerdit, ku duket sikur po përpiqet ta kujtojë se po soset uji i gamiles së reformës. E di edhe bufi që nuk është, as faji dhe as problemi i tyre, sa herë që ngec në llucë qerrja e negociatave mes qeverisë dhe opozitës. Por është tamam koha, në mos ka kaluar, që të flasin ata që i luajnë realisht gurët në Shqipëri.
Pa dyshim që ne duhet të jemi mirëkuptues. Nuk ka pse të përjashtohet që dikush prej tyre mund të thotë se tani që u prish Teatri, nuk ia vlen më as të jetosh fare, e jo më të mendosh për reformë zgjedhore. Por edhe pse në një kohë vërshimesh emocionale, që kanë shoqëruar shembjen brutale të godinës, ky justifikim nuk është aq i thjeshtë për t'u mbrojtur. Sepse bash në kontratën me Aleancën për Teatrin rreth një vit më parë vetë Lulzim Basha e ka nënshkruar me dorën e tij që, mes të tjerave, do të luftojë fort për ndryshimin e sistemit. Dhe për një njeri, që është shquar se e mban gjithmonë fjalën, nuk është mirë t'i presë në besë njerëzit, aq më tepër tani, kur ata kanë qëlluar të jenë heronjtë e ditës.
Ndërsa lideri suprem mund edhe të fshihet pas refuzimit stoik të palës tjetër dhe të justifikohet se nuk e bën dot në mënyrë të njëanshme, a thua se nuk ka bërë kurrë ndonjë punë, që nuk e ka dashur kundërshtari.
Po të jetë më i sinqertë, mund të tregojë edhe se nuk shkel dot mbi nostalgjinë e 12 vjetëve më parë, që i mundësoi një pushtet absolut, të cilin po e shijon me të gjitha kapacitetet prej 7 vjetësh dhe ka frikë se mund t'ia ndërpresë në mes ëndrrën për të vijuar më tej. Tek e fundit, është e vetmja gjë mbi tokë për të cilën ai edhe Sali Berisha bien dakord ende, dhe kjo arritje nuk është pak për t'u humbur.
Mund të thotë edhe që nuk e lë Gjiknuri apo që e bediz nganjëherë Ditmiri, ndaj edhe nuk e bën dot, por nuk e lë dot pa përgjigje, duke bërë sikur nuk e ka vënë re tekstin e shkurtër dhe të qartë të zonjës Kim mbi tavolinën e vet.
Ata më të vegjlit mund edhe të thonë, fjala vjen, që nuk kanë pse të bëjnë dy herë luftë për të njëjtën çështje. Tek e fundit, në vitin 2008 ata ishin në grevë urie kundër sistemit aktual zgjedhor dhe po ta lidhim me zhvillimet e fundit para se të shembej Teatri, i bie që ata e kanë kaluar radhën e dëzhurnit të tyre. Tani u takon të tjerëve të hedhin ndonjë pushkë, gjithmonë nëse duan apo kanë këllqe.
Por dikush mund t'i bjerë edhe shkurt fare dhe mund të thotë që nuk na plas fare se çfarë thotë dhe çfarë sugjeron Amerika, sepse ne jemi një vend sovran dhe jo një republikë ambasadorësh. Edhe ajo një përgjigje është, mjafton që të thuhet dhe populli ta dëgjojë. Këndej nga ne trimëria dhe guximi janë vlerësuar dhe shpërblyer gjithmonë në kohë reale.
Por është e pamundur që ky debat të shmanget, jo thjesht nga pesha e aleatit më të fuqishëm strategjik të Shqipërisë, që e ka hedhur në diskutim, por mbi të gjitha se është çështja më e rëndësishme që duhet të zgjidhë shoqëria jonë për të arritur ndryshimin e gjendjes së nderë të demokracisë dhe e shtetit të së drejtës në këtë vend.
Ne për vete jemi me të dy duart lart pro, që jo vetëm të diskutohet, por mundësisht të miratohet qysh nesër në parlament sugjerimi i zonjës Kim. Dhe kjo, jo vetëm për shkak se ai vjen nga ambasadorja amerikane, por më shumë ngaqë besojmë se është gjëja e duhur në drejtimin e duhur për të nisur trazimin e kenetës së qelbur politike në Shqipëri nga mosqarkullimi i gjatë i elitave dhe ideve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38