Flash News

KRYESORE

Amnisti edhe për gratë që kanë vrarë burrat? Rama: Jam në minorancë, do kisha dashur...

Amnisti edhe për gratë që kanë vrarë burrat? Rama: Jam

Kryeministri Edi Rama tha se sot pritet vendimi nga mbledhja e qeverisë edhe për amnistinë e të dënuarve që aplikohet çdo fundvit.

Rama tha se nga kjo amnisti do përfitojnë shumë gra.

“Sot në mbledhjen e qeverisë kemi këtë vendim për të marrë. Besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë. Do kisha dashur më shumë se kaq por jam në minorancë në këtë aspekt”, tha kryeministri, i cili u pyet nga gazetarët se si mund të jetë në minorancë në një kabinet qeveritar me gjysmën e përbërë me gra.

“Nuk ka lidhje. Unë doja një amnisti totale për gratë. Është një debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Jo politik, por juridik, shumë më i komplikuar se sa thjeshtë dëshira. Nuk është se nuk e mbështesin në kuptimin që gratë nuk duan gratë, por vrasjen e burrave nuk e shohin si një krim që mund të amnistohet me një të rënë lapsit dhe mendoj se kanë të drjtë nga pikëpamja ligjore e vijimësisë. Instinktivisht mendoja se mund të bëhej diçka e tillë e plotë. Por amnistia do jetë e konsiderueshme, do përfitojnë shumë gra”, tha Rama.

Të fundit