Flash News

KRYESORE

Amnistia/ 900 të dënuar pritet të lirohen nga burgu, kategoria që përfiton dhe që përjashtohet

Amnistia/ 900 të dënuar pritet të lirohen nga burgu, kategoria

Zbardhet drafti i qeverisë për të dënuarit që pritet të përfitojnë nga amnistia e fundvitit.

Sipas projektligjit, pritet që rreth 900 të dënuar të lënë qelitë e burgut pas disa ditësh, duke përfituar nga kriteret e amnistisë. ‘News 24’ ka zbardhur draftin e qeverisë, e cila i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se nga amnistia përfitojnë vetëm një kategori e të dënuarve:

Ata që janë dënuar deri në 3 vjet burg

Atyre që u kanë mbetur për të vuajtur dënimin deri në 2 vite burg

Kategoria që përfiton nga femrat e dënuara mbi mbi 50 vjeç

Meshkujt mbi 60 vjeç

Si dhe ata që kanë kryer krime kur ishin nën 18 vjeç, me përjashtim të veprave penale vrasje ose krime të tjera të rënda.

Kush përjashtohet:

Nga amnistia përjashtohen automatikisht të dënuarit për veprat penale të vrasjes, të dënuarit për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, vepra penale kundër moralit, kundër fëmijëve, kundër familjes, krime në zgjedhje, ata që i janë shmangur drejtësisë.

Të fundit