Flash News

KRYESORE

Amnistia e pasurisë së shqiptarëve, Rama: Deklarojini brenda afatit ose trajtohen si asete kriminale

Amnistia e pasurisë së shqiptarëve, Rama: Deklarojini brenda

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për deklarimin e pasurive nga të gjithë shqiptarët, sidomos ata që kanë siguruar të ardhura përmes emigracionit.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama tha se pas përfundimit të afatit të amnistisë, çdo aset i padeklaruar do të trajtohet njësoj si kriminale.

“Shqiptarët që kanë punuar në emigracion për çdo kategori, kanë mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna që nuk i kanë deklaruar duke i futur paratë e tyre në bankat e vendit. Ashtu sikundër asetet e paformalizuara ose që nuk janë në emër të të vërtetëve, në të kundërt do të jenë objekt i ligjit për asetet kriminale, do trajtohen njësoj si astete kriminale.

Nuk është e mundur më që vendi të mbajë në kurriz pasuritë kriminale. Askush nuk do shpëtojë nga rrjeta e OFL dhe e drejtësie lidhur me asetet e vëna me krim, por kjo ka krijuar një pasiguri e cila nuk ka bazë. Nuk ka subjekt askënd tjetër veç atyre që kanë kryer krime.

Ata që kanë asete nga puna në të zezë janë vënë në pasiguri. Për të njohur të drejtën e formalizimit , kursimet e ndershme do u hapim rrugën për futjen në banka”, tha Rama.

Kryeministri tha se nga amnistia fiskale do përjashtohen ata që i kanë të ardhurat e tyre nga krimi, do jetë fiskale dhe penale dhe do votohen 84 vota, ndërsa përcolli një mesazh edhe për presidentin Meta.

“Nuk do ketë shans ta kthejë askush mbrapsht për arsye politike. Ata që e i kanë nga krimi janë të pamnistueshëm dhe të politikanëve dhe rrethit familjar, gjykatësve e prokurorëve, drejtues shteti dhe përfaqësues të policisë.

Asetet e këtyre kategorive që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. Pasi afati i amnistisë mbaron, çdo aset jashtë sistemit të formalizuar konsiderohet para kriminale dhe trajtohet njësoj si asetet e krimit.

Nuk ka më asnjë tolerancë nga shteti. Po përgatitemi të hyjmë në një tjetër nivel që lidhet me nevojën që ka vendi. Kjo është thirrje edhe për ata që janë biznesmenë që kanë asete jashtë vendit që ti deklarojnë duke përfituar nga amnistia dhe të mos bëjnë shaka që mund tu kushtojë shumë shtrenjtë. Do diskutohet me grupet e interesit por jo shumë gjatë, më pas do vijë në parlament”, tha Rama.

Të fundit