Flash News

KRYESORE

Amnistia fiskale, Bozdo: Iniciativë dredharake për të hequr vëmendjen nga ekonomia

Amnistia fiskale, Bozdo: Iniciativë dredharake për të hequr

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo në një lidhje live për ”News24” ka komentuar nismën e qeverisë për amnistinë fiskale.

Sipas tij amnistia fiskale është një iniciativë e gabuar, për të mbuluar situatën kritike me ekonominë. Bozdo argumenton se iniciativa erdhi në një moment të gabuar,

“Iniciativë e gabuar në një moment edhe më të gabuar. Në kushtet kur Shqipëria në 3 vitet e fundit ka provuar se prodhon drogë, vijon të prodhojë kanabis dhe është shpallur një vend tranzit apo kur BSH deklaron se një pjesë e parave nuk dihet nga vinë, janë para droge apo në të zezë. Në mënyrë si e ka bërë Rama nuk e ndajnë dot informalitetin nga kriminaliteti.

Si në BE, do të detyrohej ti nënshtrohej një debati politik, publik dhe ekonomik.

Ne jemi në pandemi tani, atë forcë zbatuese që kanë janë të përqëndruara tek COVID-19. Kjo iniciativë është dredharake për të hequr vëmendjen nga ekonomia dhe të gjitha të tjerat .

Na hodhi kockën e amnistinë fiskale, a thua se kjo është zgjidhja. S’mund të mbulohet me shashka kjo, e pamundur”, tha Bozdo.

Të fundit