Flash News

KRYESORE

AMT kallëzon në SPAK Lleshajn, Veliun dhe Veliajn, Budina: Do kërkojmë edhe hetim ndërkombëtar

AMT kallëzon në SPAK Lleshajn, Veliun dhe Veliajn, Budina: Do

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tyre, ata kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë” më 17 maj, ditën kur në 4.30 të mëngjesit u shemb godina e teatrit Kombëtar.

Duke folur për mediat, regjisori Robert Budina, tha se kjo çeshtje do të ndiqet deri në fund, madje, do të kërkohet edhe hetim ndërkombëtar.

“Presim që SPAK të nisë hetimet, por do kërkojmë edhe hetim ndërkombëtar që të zbardhet nga prokurorë të huaj.

Ne atë natë u sulmuam nga RENEA dhe nuk ka asnjë pergjegjës për këtë, na patë të armatosur në teatër? Bëmë dhunë kundër njerëzve?

Qëllimi ynë i vetëm është të rikthejmë tempullin e teatrit, nuk do ketë më demokraci në vend nëse nuk ndodh.

Nëse bëjnë presion të shëndoshë , do ti detyrojmë të veprojnë”, u shpreh regjisori.

Të fundit