Flash News

KRYESORE

Ana Brnabic nuk e mban presionin, i dorëzon ambasadorit rus intervistën e plotë: “Bloomberg deformoi fjalët e mia”

Ana Brnabic nuk e mban presionin, i dorëzon ambasadorit rus

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic në intervistën e dhënë për ‘Bloomberg’ ka dëshmuar mungesën e eksperiencës dhe përgjegjësisë që nevojiten për postin e ri. Brnabic u shpreh gjatë intervistës se “nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes një marrëdhënie më të afërt me Rusinë, apo anëtarësimit në BE, do të zgjedhë këtë të fundit”. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta në Beograd dhe Moskë, ndërsa kryeministrja serbe ka nxituar të përgënjeshtrojë veten.

Ana Brnabic ka pritur në zyrë ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandr Chepurin, të cilit i ka dorëzuar intervistën e plotë me Bloomberg. Ajo pretendon se media amerikane i ka deformuar fjalët.

“Chepurin u takua me Brnabic për të mësuar saktësisht çfarë ajo ka thënë (gjatë intervistës)”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

“Gjatë takimit me Chepurin, Brnabiç siguroi ambasadorin rus se fjalët e saj për zgjedhjen e supozuar për Bashkimin Europian janë keqinterpretuar nga media amerikane”, ka shtuar zëdhënsja ruse.

Kjo situatë tregon për presionin e madh që Moska ushtron mbi zyrtarët serbë dhe Brnabic, e cila gjatë karrierës së saj politike ka qenë vetëm për një vit ministre e Administratës Publike, nuk ka arritur t’i bëjë ballë.

Të fundit