Flash News

KRYESORE

Anahi (Mia) bëhet nënë për herë të dytë

Anahi (Mia) bëhet nënë për herë të dytë
Me siguri e mbani mend "Mian" nga seriali i adoleshentëve "Rebelët" që transmetohej dhe në Vizion Plus para 11 vitesh. Aktorja meksikane Anahi Giovanna Puente Portilla de Velasco është bërë nënë për herë të dytë. Edhe pse seriali ka përfunduar prej vitesh tashmë, fansat vazhdojnë të interesohen për aktorët e "Rebelëve". Anahi është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Emiliano. Emrin e djalit ajo me bashkëshortin e saj e kishin vendosur qëkur e morën vesh që prisnin një djalë. Në foton e parë me të birin dhe bashkëshortin, Anahi shkruan krahas fotos: “Mirë se erdhe Emiliano! Erdhe pak më herët, vetëm 37-javësh, por faleminderit Zotit jemi të dy shumë mirë! Ishte një lindje e bukur! Do t’ju tregoj të gjitha detajet më vonë! Tani i falënderohem Zotit dhe juve që u lutët për mua.” Anahi dhe politikani Manuel Velasco Coello me të cilin është e martuar që prej 2015-ës, kanë edhe një djalë tjetër 3-vjeçar, i cili është bërë me vëlla.

Të fundit