Flash News

KRYESORE

“Analistët janë xhelozë për Ramën”, Veliaj flet për bashkëpunimin me Ramën: Jemi mish e thua!

“Analistët janë xhelozë për Ramën”, Veliaj

Sa i përket kritikave ndaj kryeministrit Edi Rama nga analistë të shumtë, Erion Veliaj është shprehur sonte në “Real Story” se ata janë xhelozë për arritjet e kryeministrit.  

“Analistët janë bashkëmoshatarë të Edi Ramës. Është xhelozi për dikë që u shkëput dhe sot udhëheq vendin, dhe këta që janë në studio e komentojnë”, u shpreh Veliaj.

I pyetur më tej nga gazetari Sokol Balla nëse për hir të interesit publik do i thoshte jo Edi Ramës, ai e ka mohur kategorikisht.

“Sa është mishi me thoin bashkë, jam unë me Edi Ramën për të mirën e publikut”, u shpreh Veliaj, duke shtuar më tej se sipas tij, administrata e kryeministrisë dhe ajo e bashkisë janë në sinkronim perfekt.

“Nuk ka patur një administrim më të mirë se ajo e imja në dhe e kryeministrit. Për këtë mos keni asnjë iluzion”, shtoi Veliaj.

Të fundit