Flash News

KRYESORE

Analistët komentojnë nëntë kushtet: Gjermania dëshmoi njohjen e problematikave të Shqipërisë

Analistët komentojnë nëntë kushtet: Gjermania dëshmoi

Gazetari Erl Murati dhe historiani Ben Andoni mendojne se duhen vite që Shqipëria të plotësojë 9 kushtet e Gjermanisë për Hapjen e negociatave. Murati deklaroi se Maqedonia Veriore ka dhënë prova se e ndëshkon klasën politike, duke pasur këtu parasysh dënimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski me 2 vjet burg për shpërdorim detyre dhe më pas dënimin e ish-kryeprokurores së Përgjithshme Katica Janeva. Ai shtoi se Shqipëria nuk e ka bërë këtë, nuk ka ndëshkuar klasën politike.

“Dë thotë se kemi kushte shtesë. Bundestagu ka vënë 9 kushte. Si kusht është vendosur edhe dënimi i personave të dyshuar për shit-blerje votash. Ankesat e opozitës janë dëgjuar, së paku pjesërisht. Reforma Zgjedhore si kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe e paplotësuar nga ana e Shqipërisë dhe unë besoj se do të mbyllet së afërmi. Unë besoj se reforma zgjedhore do jetë e gatshme brenda zgjedhjeve parlamentare të 2021. Sa i takon SPAK dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, u tha se ata mund të nisin punë më shtator ose nëse shtyhet, SPAK mund të funksionojë për 2 a 3 muaj. Mirëpo, konsensusi duket larg. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë problematike”, pohoi Murati.

Gazetari Andoni vlerësoi se në Shqipëri vijon kultura e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës, ndërsa se vendi ynë gjendet ne një situatë realisht të vështirë.  Andoni tha se 18 tetori duket afër dhe vështirë të ndodhë “mrekulli” për kaq pak kohë.

“Steka e vettingut është ngritur lart, e prandaj pak gjyqtarë ka që garojnë për në Gjykatë Kushtetuese dhe atë të Lartë. Shqipëria është në moment të vështirë. Shqipërisë i është kërkuar reforma në drejtësi. U vendos për Shqipërinë që të jetë si eksperiment me reformën në drejtësi. Maqedonia pati fatin e madh dhe zgjidhi çështjen e emrit. Ajo ditë kur janë ngritur 140 kartonë ka qenë disi problematike, sepse duhej të merrej parasysh karakteri shqiptar. Shqipëria nuk ka vendosur “të përfolurit” pas hekurave. Shqipëria nuk jep dot prova deri me 18 tetor. Zgjidhja mendoj se mund të vijojë nga kryeministri Rama. Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të mendohet për Reformën Zgjedhore”, deklaroi ai.

Të fundit