Flash News

KRYESORE

Analistët për Zërin e Amerikës: Edi Rama arrogant dhe autoritar me gazetarët

Analistët për Zërin e Amerikës: Edi Rama arrogant dhe

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Zëri i Amerikës shkruan se liria e mediave në vend është në përkeqësim dekadën e fundit. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit

Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të Edi Rames ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive.

“Ky kryeministër nuk dialogon fare me idetë që hedhin gazetarët, apo me faktet, por thjesht shantazhon dhe etiketon. Është simptoma e një regjimi që po bëhet gjithnjë e më autoritar”, pohon analisti Fatos Lubonja.

Edi Rama gjatë një fjalimi në forumet e partisë socialiste i përgjigjet me pyetje kritikave se po qeveris me arrogancë.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogance? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante? Sepse është e drejtë? Dhe sepse ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme? - shprehet kryeministri Edi Rama.

Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media.

“Produksioni i lajmeve është një bashkëpunim mes zyrave të shtypit të partive, mes politikës editoriale që vjen nga pronari i medias dhe shumë pak ndërhyrje ka aty gazetari” - pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit e Tiranës.

“Kjo është e paparë. Unë nuk di ndonjë vend tjetër të botës që kryeministri të ketë televizion me emrin e tij”- shprehet analisti Fatos Lubonja.

“Nëse di të bëjë mirë kjo qeveri në gjykimin tim është pikërisht çështja e propagandës. E përqendron të gjithë aktivitetin e tij politik në këtë television që quhet ERTV dhe televizionet e tjera marrin dhe transmetojnë drejtpërdrejt këtë përmbajtje e cila është e parapërgatitur e krijuar me regji duke eliminuar filtrin e gazetarit”- shprehet Elvin Luku Drejtues i Qendrës MediaLook.

*Marrë me shkurtime nga Zëri i Amerikës; titulli original: Media në Shqipëri, përkeqësim i vazhdueshëm në një dekadë

Të fundit