Flash News

KRYESORE

“Analistët që kanë b...ë”, Basha flet për marrëveshjen me shumicën

“Analistët që kanë b...ë”, Basha flet për

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mendon se është opozita që përfiton nga marrëveshja për reformën zgjedhore me shumicën.

“Analistët që kanë by....do ta trajtojnë paktin me mazhorancën si fitore të opozitës. Opozita e delegjitimoi parlamentin dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha Basha në takimin me Kolegjin e Kryetarëve, sipas burimeve të Politikos.

Opozita mandatoi dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, të cilët do të parashtrojnë 3 kërkesat për reformën zgjedhore:

Pas 1 viti, opozita dhe shumica u ulën në tryezë, për të çuar përpara reformën zgjedhore.

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Në këtë takim, morën pjesë edhe Damian Gjiknuri, nën cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit te Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësues i PS dhe Rudina Hajdari, po ashtu bashkëkryetar e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Të fundit