Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analisti afër Metës flet për 'Lëvizje përtej PD-LSI' të Presidentit: Lulzim Basha të ruajë rolin
Çim Peka, botues i Syri.net, një prej gazetarëve afër Presidentit të Republikës, në një editorial të shkruar sot ka hedhur edhe disa pyetje të cilat, duket se synojnë të masin edhe të provokojnë opinion mediatiko-politik.
Sipas Pekës me konferencën e djeshme të shtypit, 'demaskimin' e Sorosit, të 'deep state' dhe 'state capture' Meta ka lajmëruar më shumë se një përplasje me kryeministrin Rama.
Po çfarë saktësisht ka shpallur dje Meta?
Peka thotë se është herët për të kuptuar se ku synon të dalë Presidenti, dhe "si rrjedhojë dalin një sërë çështjesh dhe pyetjesh":
Së pari, deri ku do të shkojë Ilir Meta?
A do të mjaftohet vetëm me delegjitiminin e reformës në drejtësi dhe të vetë Fondacionit, apo do shkojë edhe më tej duke filluar një lëvizje populiste, nacionaliste, sovraniste, në modelin e Donald Trump?
Nëse po, a do ti duhet të levizë më djathtas ideologjikisht?
A po del ai jashtë kuadrit politik të LSI, dhe a po formëson një lëvizje të shumë pritur përtej suazave të partive politike tradicionale?
Në çfarë pozite do e vendoste kjo lëvizje opozitën e tanishme, PD dhe LSI?
A po e rrëmben ai flamurin e opozitarizmit?
Kush është pozicioni i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës si lider i saj dhe i opozitës në tërësi?
Çfarë alternativash ka ai, që të ruajë pozicionin që ka si lider i opozitës dhe opozitarizmit?
Nga dje, loja politike ka ndryshuar në Tiranë. Sfida e Ilir Metës është ndaj të gjithëve. Lulzim Bashës i takon ta ruajë pozicionin e tij si lider i opozitës, por duhet të dijë si ta mbajë.
Shkrimi i plotë botuar te Syri.net
Fillimi i një lëvizje?
Nga Çim Peka -
Nëse do të vija bast një kafe, parishikimi im është ky: ditën që Edi Rama të shkarkojë Presidentin në Parlament, ai do dërgojë forcat speciale të Lleshit dhe Gardën e Republikës për të nxjerrë Presidentin nga zyra. Po atë ditë, në ekranet dhe media do të sulen lukunia e analistëve, gazetarëve, ekspertëve kushtetues të paguar nga Rama për të shpjeguar se Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionin e tij derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Dhe argumenti do të vazhdojë se, në kushtet e vakancës, funksionet e Presidentit do ti ushtrojë Kryetari i Kuvendit. Si rrjedhojë, Gramoz Ruçi do të jetë ai, që si President në Detyrë, bashkë me Edi Ramën do të krijojë Gjykatën e Lartë, dhe Gjykatën Kushtetuese. BUUUM! Ramaforma, të cilës i referohet Meta fillon të zbatohet me shpejtësi. Reforma në drejtësi kështu kalon në një nivel tjetër, më të lartë. Deri tani, reforma ka qenë thjeshtë sms të Engjëll Agacit (Kryeministrit në hije) drejtuar Genta Bungës me urdhërat se kush duhej të kalonte dhe kush të rrëzohet në procesin e vetting-ut.
Konferenca për shtyp plot nerv e Presidentit Meta zuri në befasi shumkënd. Por, Edi Ramën më shumë se këdo tjetër. E ka goditur në ‘thembrën e Akilit’; aty ku nuk mban: tek emri i George Soros. Ato çfarë të gjithë ne i këmi ditur por nuk kemi bërë zë; kemi folur me njeri tjetrin por edhe me veten, por nuk kemi patur kurajon të flasim me zë, i artikuloi Ilir Meta dje. Po ashtu, ai përdori dy terma, njëri ‘deep state’, i cili është kopjim i të njëjtës terminologji të cilën përdor Presidenti Trump kundër një pjese të establishmentit demokrat në SHBA në luftën e tij politike, si dhe ‘state capture-kapja e shtetit’ nga ana e Fondacionit Soros.
Është e pritshme që makineria e propagandës qeveritare do përpiqet që këtë pozicionim të Presidentit të përpiqet e ta paraqesë si anti-amerikanizëm të tij, duke e barazuar Sorosin me amerikën. Madje që dje dolën analistët e Sigurimit të Shtetit duke e goditur Presidentin për anti-amerikanizmin e tij, anti-NATO, anti-BE, etj. Nuk prish punë e mirë bejnë, sepse tregojnë vetë se ku ka arritur puna, saqë spiunët e ish-Sigurimit na dalin tani si mbrojtësit e SHBA-ve në Shqipëri.
Presidenti Meta nuk është i pari që godet Sorosin, fondacionin e tij, dhe axhenden e tij. Po flas vetëm për politikanët. Sali Berisha ka qene konsistent në qëndrimet e tij kritike ndaj këti rrjeti. Qëndrime, të cilat janë lënë në heshtje edhe nga vetë Partia Demokratike. Në fakt, edhe Lulzim Basha, në pozicionin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, diku në prill të vitit 2017, sulmoi ashpër George Soros me emër, në një nga fjalimet e tij në ‘Çadrën e Lirisë’. Por, e la me aq.
Qëndrimi i djeshëm i Presidentit të Republikës e vendos diskursin politik në një nivel tjetër. Ai flet si kryetar shteti dhe jo si kryetar partie apo deputet i thjeshtë. Mundësia e tij për të përçuar këto mesazhe në Tiranë por edhe përtej Atlantikut janë shumë here më të mëdha. Jo rastësisht, networku Fox News, i shquar si mbështetës i Presidentit Trump por edhe si kritiku dhe kundërshtari kryesor mediatik në SHBA ndaj George Soros i bëri jehonë të madhe konferencës për shtyp të Presidentit Meta.
Ilir Meta ndoshta pak me vonesë, por ka gjetur mesazhin e duhur për të rezonuar edhe me betejën politike të brendshmë amerikane, duke u pozicionuar në krah të kampit Trump. Me këtë pozicionim të ri të Presidentit, ai arrin të paktën tre synime. Së pari, ai tregon fytyrën e vërtetë të networkut të George Soros në Shqipëri, si uzurpues të të gjitha institucioneve shtëtërore dhe të ashtëquajturave reforma; së dyti, duke ndarë Fondacionin Soros nga administrata amerikane, ai hedh poshtë propagandën e Ramës për gjoja anti-amerikanizmin e tij dhe të opozitës, dhe së treti, ai hap në Shqipëri një diskurs politik i cili është në rezonancë të plotë me atë në Washington.
Dy kundërshtarët më të fortë të Soros në Europë janë Mateo Salvini, lideri de facto i Italisë dhe kryeministri Hungares Viktor Urban. Qe të dy janë njerëzit më të sulmuar nga i ashtëquajturi network i njerzve të sponsorizuar nga Soros në Europë. Por, që të dy gjatë muajit Qershor vizituan Washingtonin, Salivini i ftuar nga Zv. Presidenti Mike Pence, dhe Orban i ftuar nga Presidenti Trump. A janë anti-amerikanë këta të dy? Fabula se kush sulmon Soros është anti-amerikan bie akoma pa u artikuluar. Dhe Rama e di mirë këtë. Prandaj ka dy ditë që hesht. Ilir Meta i është futur një loje të rëndë, por një lojë që çmonton përfundimisht Edi Ramën.
Është herët për të kuptuar se ku synon të dalë Presidenti, dhe si rrjedhojë dalin një sërë çështjesh dhe pyetjesh.
Së pari, deri ku do të shkojë Ilir Meta? A do të mjaftohet vetëm me delegjitiminin e reformës në drejtësi dhe të vetë Fondacionit, apo do shkojë edhe më tej duke filluar një lëvizje populiste, nacionaliste, sovraniste, në modelin e Donald Trump? Nëse po, a do ti duhet të levizë më djathtas ideologjikisht? A po del ai jashtë kuadrit politik të LSI, dhe a po formëson një lëvizje të shumë pritur përtej suazave të partive politike tradicionale? Në çfarë pozite do e vendoste kjo lëvizje opozitën e tanishme, PD dhe LSI? A po e rrëmben ai flamurin e opozitarizmit? Kush është pozicioni i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës si lider i saj dhe i opozitës në tërësi? Çfarë alternativash ka ai, që të ruajë pozicionin që ka si lider i opozitës dhe opozitarizmit?
Nga dje, loja politike ka ndryshuar në Tiranë. Sfida e Ilir Metës është ndaj të gjithëve. Lulzim Bashës i takon ta ruajë pozicionin e tij si lider i opozitës, por duhet të dijë si ta mbajë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38