Flash News

KRYESORE

Analisti Çipa nuk pranon ta quajë 30 qershorin datë zgjedhjesh

Analisti Çipa nuk pranon ta quajë 30 qershorin datë zgjedhjesh

Analisti Aleksandër Çipa nuk e quan datë zgjedhjesh 30 qershorin, pasi nuk jep as fitues as humbës. Në emisionin ‘Tempora’, Çipa shtoi se mazhoranca po i organizon zgjedhjet vetem për të mos i dhënë të drejtë opozitës për braktisjen  parlamentit, që ndodhi në shkurt.

"Nuk do ta quaja datën 30 qershor datë zgjedhjesh, sepse nuk kemi çfarë të zgjedhim.  30 qershori nuk jep as fitues dhe as humbës. Nuk dalin dot më këshillat bashkiakë, si do të zgjidhen përderisa nuk ka palë? Nuk ka sesi. Nuk i merr dot 100% edhe sikur të dojë. Maxhoranca ndjek një vendim politik për të mos i shërbyer vakumit që la pala tjetër, sepse nuk ka njeri në këtë vend që i jep të drejtë opozitës për ikjen nga institucionet”, deklaroi Çipa.

https://www.youtube.com/watch?v=FEFo3_rNnds

Të fundit