Flash News

KRYESORE

Analisti amerikan: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do ta komplikojë situatën

Analisti amerikan: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do ta komplikojë

Edward Joseph, profesor i Universitetit “John Hopkins mendon se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen mes tyre.

“Përkundrazi, do ta komplikonte situatën, do t’i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishme serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe”, deklaroi Joseph për radion Evropa e lirë.

Analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington.

“Për shembull, për dallim nga Bolton ( John Bolton- këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozicion tjetër i Departamentit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitetin rajonal, dhe shkëmbimi i territoreve sigurisht nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit”, shtoi Joseph.

Ai shtoi se Bolton ka sinjalizuar se e mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit