Flash News

KRYESORE

Analisti Ben Andoni ‘shtyn’ me një vit zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

Analisti Ben Andoni ‘shtyn’ me një vit zgjedhjet e

Analisti Ben Andoni beson se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit të ardhshëm, ndryshe nga sa është folur se mund të organizoheshin brenda këtij viti.

Në studion e lajmeve të Ora News, Andoni shtoi se opozita nuk duhet të braktisë institucionet, ndërsa Rama duhet të lexojë gjendjen e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi.

Është futur në një ngërç shumë të madh, të themi të asaj sesi ne e shpërdorojmë politikën. Për këtë duhet të binden të parët opozita, që nuk duhet të braktisë institucionet dhe i dyti zoti Rama që duhet të lexojë normalisht jo thjesht menaxhimin e vendit, por edhe gjendjen ekonomike të vendit. Unë besoj se Shqipëria është në zgjedhje të parakohshme besoj në pranverën e vitit të ardhshme”, deklaroi Andoni.

Të fundit