Flash News

KRYESORE

Analisti bisedë telefonike me Tahirin: Do thotë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë

Analisti bisedë telefonike me Tahirin: Do thotë të vërteta

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur rreth konferencës së papritur të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të shtunën në orën 10:30. Vangjeli sqaroi se ka komunikuar me Tahirin dhe se ky i fundit i kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta të forta.

Analisti theksoi ish-ministri i Brendshëm, do të flasë për miqtë dhe për armiqtë, duke shtuar se kjo konferencë mund të ketë efekte në politikën e brendshme.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, pohoi Vangjeli.

Të fundit