Flash News

KRYESORE

Analisti dëgjon me vëmendje Ruçin dhe i lind shqetësimi i madh: Një njeri që e njeh gjuhën kaq keq, nuk i shmanget tiranisë

Analisti dëgjon me vëmendje Ruçin dhe i lind shqetësimi i

Analisti Fitim Zekthi ka dëgjuar me vëmendje kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë momentit kur vendosi të përjashtojë nga seanca kryeopozitarin Lulzim Basha, dhe menjëherë i ka lindur një shqetësim i madh. Zekthi ka vënë re një shqipe të përçudnuar të folur nga Ruçi dhe sipas tij një njëri që e njeh gjuhën kaq keq nuk mund të kuptojë kurrë ndarjen e pushteteve dhe nuk mund t’i shmanget asaj që mendimtarët më të mëdhenj kishin frikë: tiranisë.

Sipas Zekthit, fondamentalistët gjithmonë kanë patur formime si të Gramoz Ruçit.

Reagimi:

Me një shqipe të përçudnuar, me të cilën çdo nxënës në klasë të pestë fillore do të ngelte kryetari i parlamentit vendosi të përjashtojë kryetarin e opozitës. Është e kotë të thuash se kryetari i opozitës nuk përjashtohet nga seanca, është e kotë të thuash se parlamenti ka kuptim sepse ka opozitë, është e kotë të thuash se tërë demokracia rrotullohet drejt idesë se opozita është thelbi i saj kur kryetari i kuvendit ka probleme kaq të thella me shqipen. Një njeri që e njeh gjuhën kaq keq nuk mund të kuptojë kurrë ndarjen e pushteteve, konstitucionalizmin si doktrinë që synon kufizimin dhe kontrollin e pushtetit të qeverisë në mënyrë që të shmanget ajo që mendimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm kishin frikë: tiraninë. Fondamentalistët gjithmonë kanë patur formime të tillë. Ja një pjesë e fjalës së Ruçit, për të parë shqipen e tij, para se të përjashtohej Basha:

Nuk ka asnjë atribut koferenca e kryetarëve kur seance është e mbledhur për rendin e ditës. Propozohet një pro dhe një kundër qoftë për futje qoftë për nxjerrje nga rendi i ditës. Sipas procedurave diskutuan tre kolegë, njëri ishte për ta diskutuar tani, dy kolegë të tjerë ishin për të diskutuar për javës tjetër. Sipas nenit përkatës për të futur ose për të nxjerrë çështje nga rendi i ditës u votua dhe nuk mund që koferenca e kryetarëve një kopetencë që e ka seanca parlamentare ta marrë koferenca, se koferenca nuk nga keto kopetenca. Në respekt për tu dëgjuar do shprehem. Kjo çështje është e mbyllur.

Të fundit