Flash News

KRYESORE

Analisti Gaba në Ora News: Janullatos “Kalë Troje” (dhe një shprehje e lashtë për grekët)

Analisti Gaba në Ora News: Janullatos “Kalë Troje” (dhe

Analisti Gentian Gaba, i cili po merr pjesë në emisionin e Artur Zhejit, në temën e ndezur lidhur me dhënien e nënshttësisë shqiptare Anastas Janullatosit u shpreh sot në Ora News:

“Pse gëzojnë grekët më shumë se shqiptarët, çfarë kanë arritur autoritetet e një shteti, që ndaj nesh ka një status lufte, me shtetësinë e Janullatosit. Cilësitë re tij njerëzore dhe kontributi i tij është shumë i madh. Por pse grekët gëzojnë kaq shumë? A mos vallë është pjesë e një projekti? Mos vallë jemi në kohën e një diplomacie kulturore që nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë, por dhe me fenomene si telenovelat turke. Unë mendoj se ka të bëjë me një diplomaci kulturore greke në Shqipëri. Ajo shkresë e tij ishte si një Kalë Troje e lënë për shumë kohë në presidencë. Dhe ky Kalë Troje ndejti shuëm gjatë jashtë mureve të vendit tonë, por sot ka hyrë brenda. Ka një shprehje të lashtë që thotë i frikem grekëve kur sjellin dhurata. Mua kjo më shqetëson” – u shpreh Gaba.  

Të fundit