Flash News

KRYESORE

Analisti Gjekmarkaj: Nëse Basha dështon, i bie të ikim të gjithë nga vendi

Analisti Gjekmarkaj: Nëse Basha dështon, i bie të ikim të

Analisti Agron Gjekmarkaj ka folur për deputetët e rinj të opozitës të cilët kanë hyrë tashmë në Kuvend. Në emisionin “Real Story”, ai tha se do të kuptohet nëse deputetë e “opozitës së re”, përfaqësojnë opozitën, ditën që do të hynë në parlament, duke parë nëse do të hynë përmes turmës apo me eskortë policore.

“Deputetet e ‘opozites se re’ ta provojne sa i do antaresia e PD-se diten kur mblidhet parlamenti mgjs mbledhja e parlamentit eshte sekret shteteror tanimë. A do te hyne me skorte policore apo permes turmës. Aty do ta kuptojne sa e perfaqesojne ata opoziten!”, u shpreh analisti.

Ai shtoi më tej se, sipas tij deputetë e rinj po joshen nga Qeveria, ndërsa shtoi se veprimi i Bashës për djegien e mandateve është një vendim historik dhe se nëse Basha dështon, atëhere, sipas analistit, “I bie që të ikim nga vendi”.

“Qeveria po punon shume mire me deputetet e rinj te listes se opozites. Korrupsionin etik dhe material mbetet problemi kryesor i politikes dhe shoqerise. Mos te bejme sikur te gjithe e dime si behen punet ne Shqiperi. Qeveria po i josh dhe ky eshte tregues i dekadences. Me disa prej tyre fati po i luan Bashes shakane e merituar. Banaliteti ska meshire ai ne diten me te veshtire te kthen shpinen dhe rend drejt joshjes.

Pyetjes nese nuk e realizon qellimin e tij a eshte humbje per Bashen e shoh te lidhur me fatin e vendit. Basha vertet luan edhe per karrieren e tij. Por vendimi eshte historik dhe kundervrnje ndaj kapjes se demokracise dhe te shtetit. Nese Basha e humbet betejen humbasim te gjithe dhe ku eshte erdoganizem. I bie qe te ikim ose do me duhet ti them ndonj gazetari prane qeverise te nderhyje te Kryeministri qe te mund te jetoj ketu i pacenuar”, përfundoi Gjekmarkaj.

Të fundit