Flash News

KRYESORE

Analisti kërkon procedim penal nga Arta Marku për Taulant Ballën: Të nisë menjëherë hetimi dhe të merret në pyetje deputeti

Analisti kërkon procedim penal nga Arta Marku për Taulant Ballën:

Analisti Fitim Zekthi ka kërkuar procedim penal për Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS, pas veprimit të djeshëm kur votoi me kartat e deputetëve të PD-së për kryeprokuroren e përkohshme. Zekthi shtron pyetje nëse Arta Marku mund ta nisë punën me procedimin penal ndaj Ballës dhe se hetimi duhet të nisë menjëherë kryesisht, si dhe të merret në pyetje deputeti socialit.

Reagimi:

A mund ta nisë punën e saj Prokurorja e re e Përgjithshme me nisjen e procedimit penal për këtë akt? Nuk ka njeri në botë që të mos e shohë ashiqare veprën penale të shpërdorimit, uzurpimit të detyrës së tjetrit, tjetërsimit të vullnetit të deputetit etj. Ky hetim duhet të nisë menjëherë kryesisht, të merren pamjet nga Parlamenti dhe të merren në pyetje deputetët nga Ruçi deri tek të tjerët, të merret Balla në pyetje, të shihet në data bazën e Parlamentit "çfarë ka thënë ajo votë" etj.

Të fundit