Flash News

KRYESORE

Analisti këshillon Metën t’i rikthehet LSI-së: Nuk ka rrugë tjetër

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e nesërme që pritet të mbajë Presidenti Meta, pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor për caktimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve.

Lubonja e këshillon Metën të lërë Presidencën dhe të marrë në dorë partinë, LSI-në, me argumentin se nuk karrugë tjetër.

“Presidentin është duke e ngrënë ujku. Rruga që duhet të ndjekjë është ta lërë Presidencën të marrë LSI. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej”,- u shpreh Lubonja.

Më tej analisti nënvizoi edhe ndikimin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e ngërçit, duke i quajtur më tepër si problem sesa pjesë të zgjidhjes.

“Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Ata ishin me Berishën deri sa u dogj vendi, ata janë pjesë e problemit, duan stabilitet. Kanë harxhuar miliona me atë reformën në drejtësi, ngelen duke na thënë keni ecur përpara, jo në Europë, po do kishim arritur edhe Amerikën po të kishim dëgjuar ata. Nuk duhen llogaritur shumë”,- theksoi analisti.

Të fundit