Flash News

KRYESORE

Analisti mori akuzash për ata që festojnë 29 nëntorin: Intelektualë të kalbur, gazetarë bij oficerash, artistë idiotë enveristë...

Analisti mori akuzash për ata që festojnë 29 nëntorin:

Analisti Fitim Zekthi ka lëshuar një mori akuzash ndaj shqiptarëve që festojnë 29 nëntorin si ditën e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët. Zekthi shkruan se 29 nëntori është celebruar nga komunistët si datë e legjitimitetit të marrjes së pushtetit.

“27 vjet nga rënia e komunizmit Partia Socialiste, historianë dogmatike komunistë, intelektualë të kalbur moralisht, veteranë që s'kanë patur kurrë vetëdije mbi veten dhe historinë, gazetarë bij oficerash apo sigurimsish, politikanë që virtut të vetëm kanë hipokrizinë dhe injorancën, artistë idiotë enveristë të korruptuar moralisht, etj, vazhdojnë të kremtojne këtë datë si datë çlirimi”, shkruan analisti.

Sipas Zekthit, ajo që i bën bashkë këta njerëz “është paturpësia dhe pandehshmëria e thellë jo thjesht për të vertetën, por për jetet e humbura, për terrorin, krimet dhe masakrat, që kreu një regjim që këtë datë e përdorte si burim legjitimiteti”.

Reagimi:

Te gjithe e dine qe 29 nentori eshte caktuar si date e clirimit nga Partia Komuniste, eshte celebruar si date e legjitimimit te marrjes se pushtetit nga komunistet te cilet kishin nevoje per nje date te tyren, per nje date qe simbolizonte gjasme sakrificen e tyre ne lufte per clirim dhe nje date e cila do te sherbente ne vijim si konfirmim i ketij legjitimiteti. 27 vjet nga rënia e komunizmit Partia Socialiste, historianë dogmatike komunistë, intelektualë të kalbur moralisht, veteranë që s'kanë patur kurrë vetëdije mbi veten dhe historinë, gazetarë bij oficerash apo sigurimsish, politikanë që virtut të vetëm kanë hipokrizinë dhe injorancën, artistë idiotë enveristë të korruptuar moralisht, etj, vazhdojnë të kremtojne këtë datë si datë çlirimi. Ajo qe i ben bashke është paturpësia dhe pandershmëria e thellë jo thjesht për të vertetën, por për jetet e humbura, për terrorin, krimet dhe masakrat, që kreu një regjim që këtë datë e përdorte si burim legjitimiteti.

Të fundit