Flash News

KRYESORE

Analisti Mustafaj shpjegon se përse në pranverë do të ketë zgjedhje

Analisti Mustafaj shpjegon se përse në pranverë do të

Analisti Besnik Mustafaj mendon se në pranverë në Shqipëri do të ketë zgjedhje parlamentare. Ai bazohet në këtë përfundim në kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve.

“Në analizën time vendi do të shkojë në zgjedhje në pranverë se nuk bën. Ndërkombëtarët lënë të kuptohet se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë urgjente. Një njeri që lexon gjuhën e padeklaruar të ndërkombëtarëve besoj se do të arrinte në këtë përfundim”-tha ai në News 24.

Sa i përket sistemit zgjedhor, ish-ministri i Jashtëm, u shpreh se mbështet sistemin proporcional me lista të hapura. “Sistemi maxhoritar nuk i përshtatet gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria.”

Të fundit