Flash News

KRYESORE

Analisti Nazarko: Palët nën kërcënimin e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore, do detyrohen të bëjnë përpara

Analisti Nazarko: Palët nën kërcënimin e

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ analisti Mentor Nazarko u ndal te tema e shumë diskutuar e këtyre ditëve për Reformën Zgjedhore.

Debatin e palëve për këtë çështje ai e quaji debat ‘të egër’.

Ai argumentoi se palët tashmë gjenden nën kërcënimin e ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA për ta çuar përpara këtë reformë. Nazarko bie dakord me kërkesën për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ndërkombëtarët duan që kombi shqiptar të mos jetë pas sllavëve në raport me integrimin europian. Opozita e ka të drejtë kërkesën për identifikimin biometrik, që mos të ketë votime familjare.

 Opozita do të mund të thoshte po për administrim të zgjedhjeve nga mësues a nga intelektualë. Mund të ketë probleme, por më keq është politizimi i administratës zgjedhore. Ishte një dikuri që na linte pas, pasi kishte policë, kishte njerëz që ishin pranë partive politike. Unë jam me ata kërkesa që janë për depolitizimin e administratës zgjedhore. Kjo heq edhe paratë e pista nga sistemi. Jo vetëm model që kemi BE, por edhe në një shtet si Palestina, administrohen zgjedhjet nga mësuesit.

Unë mendoj se të dyja palët janë nën kërcënimin e SHBA kryesisht, që të bëjnë përpara në këtë reformë. Do doja që maxhoranca të japë për opozitën të gjitha kushtet që parashikon ODIHR. Besoj se do të gjendet marrëveshja.  Vetëm presidenti është palë që mund të kundërshtojë maxhorancën, sepse opozitë në parlament nuk ka”, tha Nazarko.

Të fundit