Flash News

KRYESORE

Analisti nga Kosova: Bushati u shkarkua nga Rama se kundërshtoi shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Analisti nga Kosova: Bushati u shkarkua nga Rama se kundërshtoi

Ditmir Bushati ishte një nga gjashtë ‘kurbanët’ e kryeministrit Rama, të cilin e shkarkoi me justifikimin se do të angazhohej në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, analisti nga Kosova, Enver Robelli beson se Bushati, u largua pasi doli hapur kundër ndarjes së Kosovës; tezë e mbështetur nga Rama dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Ka disa indikacione që tregojnë se Ramës assesi nuk ka mundur t’i pëlqejë refuzimi i Bushatit për të qenë pjesë e debateve për «ndarjen e Kosovës», «shkëmbimin e territoreve», «korrigjimin e kufijve». Kur gjatë verës kryetari i Kosovës filloi një fushatë agresive me konferenca për shtyp, intervista konfuze e premtime megalomane («do ta marrim krejt Luginën e Preshevës»), heshtja e Ramës u vërejt edhe në zyrat e shumë ministrive të Jashtme të vendeve të BE-së.

Heshtja interpretohej si miratim i ideve për ndarjen e Kosovës që kanë diskutuar presidentët e Serbisë dhe Kosovës në takime sekrete dhe jo aq sekrete nëpër dynja. Përse nuk fliste Edi Rama lidhur me propozimet për ndarjen e Kosovës? Nuk ishte kjo vetëm pyetje e njerëzve në Prishtinë”, shkruan ai në një analizë me titullin “A u largua Ditmir Bushati nga posti për shkak se kundërshtoi ndarjen e Kosovës?”.

Shkarkimi i Bushatit ishte i papritur, duke pasur parasysh faktin se ai po udhëhiqte marrëveshjen e detit me Greqinë dhe çeljen e negociatave me BE në Qershor.

Të fundit