Flash News

KRYESORE

Analisti nxjerr blof ministrin: Keni favorizuar koncesionarin e "Durrës – Kukës”

Analisti nxjerr blof ministrin: Keni favorizuar koncesionarin e

Analisti Eduard Zaloshnja është i ftuar në emisionin “Top Story”, ku po diskutohet në lidhje me pagesën për kalimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

Gjatë diskutimeve me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, analisti zbuloi se në kontratën mes kompanisë koncesione “AHC” dhe qeverisë nuk përfshihet përfundimi i segmentit Kukës – Morinë, i cili nuk është në gjendje të përshtatshme.

“Pse në kontratë me koncesionarin nuk përfshihet mbarimi i Kukës – Morinë, e cila është në gjende të tmerrshme. Kompania duhet ta sjellë fillimisht këtë segment në kushte normale. Me sa di unë çdo vit ai fiton 15 milion euro, koncesioni grumbullon para dhe thjeshtë bën ndonjë investim të vogël”, iu drejtua Zaloshnja ministrit Gjiknuri.

“Mund të ishte bërë edhe kështu, por po investon shteti dhe ne planifikojmë të përfundojmë këtë segment brenda një viti. Por nëse ne do vepronim kështu, atëherë taksa do ishte më e lartë, diku te 10 euro”, replikoi Gjiknuri.

Të fundit