Flash News

KRYESORE

Analisti nxjerr blof Taulant Ballën: Ishim të gjithë, Salianji nuk u largua

Analisti nxjerr blof Taulant Ballën: Ishim të gjithë, Salianji

Ditën e sotme, deputeti Taulant Balla tha se deputeti demokrat, Ervin Salianji u largua me nxitim nga Tv Klan në momentin që prokurorët mbërritën për të marrë videon e transmetuar në emisionin ‘Opinion’.

“Ata që i nxjerrin videot nuk duhet t’ia fusin vrapit. Rastin i mbrëmshëm i largimit me shpejtësi i Salianjit duke vendosur në rrezik rojet është i turpshëm”, tha Balla ditën e sotme.

Por kjo deklaratë e Ballës është hedhur poshtë nga analisti Lorenc Vangjeli i cili ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’.

“Ne ishim të gjithë bashkë, nuk e pashë deputetin Salianji të ikte me vrap dhe nuk e pashë të xhironte gomat”, tha Vangjeli në emisionin ‘Opinion’.

 

Të fundit