Flash News

KRYESORE

Analisti për shoqërimin e Florenc Hoxhës: Goditje pas shpine nga policia, skandal shumë i madh

Analisti për shoqërimin e Florenc Hoxhës: Goditje pas shpine nga

Analisti Artur Zheji nga studio e Ora Neës u shpreh se shoqërimi në polici i ish-kreut të policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, është skandal shumë i madh dhe thikë pas shpine nga policia ndaj tij.

Ai u shpreh se policia nuk ta të drejtë të dhunojë të ndaluarin për aq kohë sa ky i fundit nuk bën asnjë rezistencë.

Artur Zheji:

Vura re një dorë që godiste njeriun e ndaluar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.Kemi të bëjmë me një skandal shumë të madh. Nëse Florenc Hoxha ka bërë diçka për të cilën është ndaluar me urdhër të prokurorisë, nuk ka asnjë të drejtë askush kur ai nuk po bënte asnjë rezistencë. Ishin mbi 12 policë që e shoqëronin dhe me maska a thua se po arrestojnë një kriminel të rrezikshëm.Jo vetëm shoqërohet natën por shoqërohet dhunshëm duke u goditur pas shpine.

Përtej fasadës dhe komentet që u bënë me lot për prishjen e skulpturës së piktorit të famshëm ne shohim sesi një person që gëzon të gjithë të drejtat kushtetuese të paprekshmërisë me dorë goditet.Shteti mund të dënojë por nuk të torturon.Ky moment tregon se po fillon një moment kërcënimi.Kjo qeveri, ky pushtet që shtiret sikur nuk është trembur. Ndarja veri-jug, izolimi i opinionit publik të Vlorës nga gjithë Shqipëria është  një artificë e dëshpëruar dhe e dënueshme e Kryeministrit për të ndarë dy realitete, në fakt Shqipëria ka një realitet.Kur nuk ka kamera, shkelja ligjore tregon nervozizëm të madh.

 

Të fundit