Flash News

KRYESORE

Analisti për zgjedhjet në FSHF: “Akt madhor që injoranti Fino nuk u zgjodh; tani të largojmë Dukën”

Analisti për zgjedhjet në FSHF: “Akt madhor që injoranti

Analisti Fitim Zekthi e konsideron një akt madhor të komunitetit të futbollit votimin për kreun e FSHF-së. Zekthi shkruan se Bashkim Fino është një politikan që në 20 vite në Kuvend ka kontribuar vetëm në shpalosjen e injorancës dhe vënies në shërbim të partisë.

Sipas Zekthit, tashmë duhet të gjendet mënyra për të larguar Armand Dukën nga FSHF, i cili përballë Finos, ishte e keqja më e vogël.

Reagimi:

Nuk ka rëndësi për çfarë arsyesh votoi secili por komuniteti i futbollit duke mos votuar Bashkim Finon, një injorant dhe politikan që ka 20 vjet në Kuvend me kontribut të vetëm shpalosjen e injorancës dhe vënien në shërbim të partise, bëri nje akt madhor. Tani duhet të gjendet mënyra për të larguar Duken ose mos e lejuar atë të sundojë apo përdorë futbollin, ekipet, tifozët etj. Deri tani duhet të ishim me Dukën, vetëm një përzierje e tille Fino-Rama-injorancë-dashakeqësi-hajdutëri, mund të na bënte me Dukën. Ditë e keqe por që mund të bëhej edhe më e keqe.

Zv/presidenti i UEFA-s e përqëndron të gjithë fjalimin te rreziku i ndërhyrjes së Edi Ramës në zgjedhjet e FSHF: Këto janë pikat që i përmenda

Të fundit