Flash News

KRYESORE

Analisti tregohet ‘i pamëshirshëm’ përballë Kryemadhit: Jeni parti familjare; keni arritur kulmin e klientelizmit

Analisti Afrim Krasniqi nuk është kursyer përballë Monika Kryemadhit për partinë që ajo drejton, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në emisionin ‘360 gradë’, Krasniqi i tha Kryemadhit se LSI është sot në krizë të madhe identiteti pasi ka përfunduar në modelin më klientelist të mundshëm, ndërsa e quajti parti të familjes Meta.

Nëse largohet familja Meta, tha Krasniqi, LSI nuk ka arsye të ekzistojë në skenën politike.

Ai përmendi edhe rastet e shumë shqiptarëve që janë larguar nga vendi për shkak të kësaj partie dhe skandalet publike ku ajo është përfshirë gjatë viteve.

Pjesë nga fjala e Afrim Krasniqit:

LSI është në krizë të madhe identiteti. Ka nisur si grup liberal brenda PS dhe ka përfunduar në modelin më klientelist të mundshëm që ekziston për një parti politike. Nuk është thjeshtë debati ideologjik, por nëse merr modelin e Evropës Lindore, unë e thashë me fjalën klientelizëm, por po e them me fjalën që e thonë të gjithë shqiptarët që ndoshta nuk e thonë sy më sy. LSI është parti e familjes Meta. Është parti e krijuar nga familja dhe e drejtuar nga familja, dhe nëse një ditë familja vendos të largohet, kjo parti nuk ekziston dhe nuk ka arsye të ekzistojë në jetën politike, sepse nuk ofron asgjë tjetër përveç familjes. E parë nga ky këndvështrim, mund të jetë i gabuar dhe mund të jetë perceptim, por unë futem te ata që e besojnë. LSI ka debat themelor se çfarë do të bëjë kur njeriu që e ka krijuar (Ilir Meta) bën si i pavarur dhe kur partia bën sikur është distancuar nga njeriu që realisht e drejton.

Dhe e dyta, për ta vazhduar argumentin. Unë jam dakord që një numër i madh shqiptarësh po ikin. Ditët e Shqipërisë sot janë nga ditët më negative që ka patur. Nuk ka dilemë për këtë gjë. Unë nuk shoh demokraci. Problemi është që unë njoh shumë shqiptarë që kanë ikur për shkak të LSI-së. Unë njoh shumë skandale publike në Shqipëri që kanë ndodhur për shkak të partisë që nuk e keni drejtuar më përpara, por e drejtoni sot. Po ju marr vetëm një rast, ju keni në grupin parlamentar dy ish-ministra që e kanë akuzuar njeri-tjetrin me fjalën e fundit për korrupsion, kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe është mbyllur gjithçka. Ish-ministrat e Shëndetësisë.

Unë mendoj se sfida kryesore nuk është hajde përdorim gjithçka për të larguar tjetrin dhe duke mos ofruar asgjë. Duhet të reagoni ndaj ndjesisë së madhe negative.

Kryemadhi rrëfen bisedën me Gramoz Ruçin: I lashë vendim tim Erjon Braçes

Agjendë me ritëm fushate; Kryemadhi shfaqet me shenja lodhjeje në studion e Artur Zhejit

Të fundit