Flash News

KRYESORE

Analisti tregon frikën e madhe që lidhet me ekonominë në vend

Analisti tregon frikën e madhe që lidhet me ekonominë në

Analisti Ben Andoni mendon se në javët në vazhdim në Shqipëri do të ketë zhvillime të mëdha, e këto për shkak të ekonomisë. Ai ka kritika për opozitën, për të cilën mendon se i mungon strategjia.

“Në vend është shtuar zona gri, dmth ajo zona që njihet si indiferente. Ka një paqartësi në kampin opozitar. Opozita realisht duhet të tregonte se ishte përgatitur dhe të paktën ta tregonte mbështetjen që kishte thënë për biznesin e vogël dhe biznesin e madh. Ata kanë edhe një kaos brenda kampit të tyre.

Unë besoj se çdo javë në Shqipëri do të këtë zhvillime të jashtëzakonshme dhe unë them se ato çështje do lidhen me ekonominë. Situata në Shqipëri është aq e rendë, që për hir të së vërtetës edhe pse janë larguar shqiptarë, sot nuk ka vende pune.”-tha Andoni për News 24.

Të fundit